Pasi disa pjesë të Suharekës janë përfshirë nga zjarri, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka vendosur t’i shpërblej zjarrëfikësit për punë e tyre.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Muharremaj ka treguar se 50 euro shtesë do të jetë pagesa për 3 muajt e ardhshëm, për zjarrëfikësit të cilët aktualisht janë në krye të detyrës.
Postimi i plotë:
Mobilizimi për situatën aktuale në menagjimin e zjarreve po vazhdon.
Drejtorët kanë marrë detyra shtesë dhe do të jenë vazhdimisht në teren me kryetarët e fshatrave dhe njësitë vullnetare.
4 zjarrëfikës të rinjë do të jenë shtesë me pagesë për 3 muaj.
50 euro shtesë do të jetë pagesa për 3 muajt e ardhshëm, për zjarrëfikësit të cilët aktualisht janë në krye të detyrës.
Bali Muharremaj