Pas miratimit të buxhetit të rishikuar për vitin 2021 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes në njoftimi për media, ka thënë se me këtë ligj synohet luftimi i pandemisë dhe imunizimi i popullatës, me fokus të veçantë adresimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia.
“Buxheti i rishikuar për vitin 2021 është rreth 2.5 miliardë euro, ndërsa të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro. Ky është njëherësh edhe buxheti më i madh që ka pasur Kosova deri më tani, përkundër problemeve gjatë këtyre dy viteve si pasojë e pandemisë Covid-19“ është thënë në njoftimin e kësaj ministrie.
Më tutje kjo ministri ka bërë të ditur se me Rishikimin e Buxhetit për vitin 2021, shkalla nominale e rritjes ekonomike është 7.9% kurse të ardhurat e buxhetit janë rishikuar me ngritje rreth 150 milionë euro.
“Poashtu, në këtë Rishikimi të Buxhetit është përfshirë edhe Pakoja e Ringjalljes Ekonomike në shumën prej 420 milionë euro. Kjo pako përmban pesë grupe të masave të përqëndruara në rritjen e punësimit dhe riorientimin e kapitalit drejt një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm“ është thënë mes tjerash .