- Reklama -

Clark: Jemi krenar me ato që ka arritur populli i Kosovës

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se është krenar me atë që ka arritur Kosova. Ai ishte komandant në pozitën gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë.

“Lufta është gjë e tmerrshme, kur vrasjet nisën në Kosovë ka qenë vështirë të ndalen dhe përdorimi i forcës është gjithmonë mundësia e fundit. Tri herë shkova ta takojë Millosheviqin, ai thjeshtë nuk donte të bindej me mjete diplomatike. Ai më tha ne e dimë si të merremi me kosovarët- i thashë si: ai tha “do t’i vrasim të gjithë”. Aty e kuptova se në çfarë telashe jemi me të. Ndërhynë edhe rusët, Serbia dërgoi trupat dhe përpjekjet diplomatike prapë nuk u ndalën.

- Reklama -

Pasi nuk u bind Millosheviqi ishte vendimi më i vështirë që Ollbright dhe Clinton e morrën, për ta përdorë forcën kundër Millosheviqit dhe kështu vepruam. Intesifikuam sulmet dhe të njëjtën kohë vazhduan përpjekjet diplomatik për zgjidhjen e problemit, derisa përfundimisht kjo ndodhi. Ne jemi krenar me ato që ka arritur populli i Kosovës, me ndihmën e Amerikës. Marrëdhëniet tona mbesin të forta dhe tani sfidë për Kosovën është ndërtimi i një shteti të fortë ekonomikisht dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë”, tha Clark.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort