Mërgimtari nga Austria ia ka dhuruar live 200 euro gazetarit Valon Syla.
Në emisionin ‘Natë Vere’ në T7, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga sheshi i Prishtinës, një mërgimtar nga Austria ia ka dhuruar 200 euro Sylës.
Ndërsa Syla kërkon që ato para t’i kthehen mërgimtarit, por ky i fundit thotë se për të 200 euro nuk janë asgjë.
“Për 200 euro na nuk e nijna”, thotë ai.
Kujtojmë se Syla, i quajti mërgimtarët ‘gërrnaqa’ e kjo u bë njëra ndër fjalët më të komentuar muajt e fundit.