Profesori univesitar Blerim Latifi i ka reaguar ashpër kryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit, i cili një ditë më herët tha s aka siguar një doancion për ndërtimin e 40 shtëpive në fshati nfrashër të kësaj komune.
Latifi ka shkruar në faqen e tij në Facebook, duke thënë se Qatar Charity, me të cilën ka bërë marrëveshje komuna e Mitrovicës dyshohet për financimin e organizatave terroriste në botë.Reagimi i plotë i Blerim Latifit.
“Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, paska bërë marrëveshje me Qatar Charity për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashër të këtij qyteti. Në kompleks qenka paraparë që të vendoset edhe një qendër për nevojat e kësaj organizate. A i ka tregu dikush Bahtirit se kjo organizatë akuzohet se e shfrytëzon rrjetin e saj ndërkombëtar të bamirësisë për të transferuar financa për grupet që nxisin dhe organizojnë aktivitete terroriste nëpër botë?
A e di ky Agim Bahtiri se interesi kombëtar është më i rëndësishëm se 40 shtëpi për njerëzit e varfër, të cilët i kanë zhytur në mjerim qeverisjet katastrofale të shumë bahtirëve në Kosovë, e tash janë të detyruar të pranojnë lëmoshën e kushtëzuar të organizatave të dyshimta të Lindjes së Mesme?
A ka ky vend mekanizma që e mbrojnë interesin kombëtar të tij, apo duhet të presim që të fundosemi krejtësisht në humnerë, e pastaj të kërkojmë që ata të cilët dje na shpëtuan nga gjenocidi serb, të ndërhyjnë përsëri për ta na shpëtuar, kësaj rradhe nga budallakitë tona vetëvrasëse?