Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 535 gjoba trafiku.Megjithatë statistikat e përgjithshme të policisë, tregojnë se dje kur dhe po festohej Dita e Kurban Bajramit, nuk është shqiptuar asnjë gjobë për shkelje të masave anti Covid-19.
Por, gjatë kësaj kohe janë regjistruar të kenë ndodhur 28 aksidente trafiku me të lënduar, fatmirësisht asnjë me fatalitet.
Ndërsa, 12 persona janë arrestuar dhe tetë janë dërgua në mbajtje.