Home LAJME Nga dhjetori prishtinasit që testohen për coronavirus do ta marrin rezultatin për 15 minuta

Nga dhjetori prishtinasit që testohen për coronavirus do ta marrin rezultatin për 15 minuta

0
Nga dhjetori prishtinasit që testohen për coronavirus do ta marrin rezultatin për 15 minuta
BROCKTON - AUGUST 13: A nurse practitioner administers COVID-19 tests in the parking lot at Brockton High School in Brockton, MA under a tent during the coronavirus pandemic on Aug. 13, 2020. (Photo by David L. Ryan/The Boston Globe via Getty Images)

Në 10 ditët e ardhshme pritet që qytetarët e Prishtinës të mund të kryejn teste të shpejta për Covid-19 dhe rezultatin ta marrin brenda ditës.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka dhënë detaje.

“Një risi e cila do të ndodh në fund të javës së ardhshme, brenda 10 ditësh do të jenë testet e shpejta me strisho, antigjen”, tha Gashi për RTV Dukagjini.

“Kemi arritur që të porosisim 18 mijë teste për kryeqytetasit. Janë teste rapide që kryhen me aparatura të sofistikuar dhe janë të fundit në botë që janë shumë të suksesshme dhe kanë një përqindje të besueshmërisë prej 97 për qind”, shtoi ai.

Për një hap të tillë Gashi thotë të jenë këshilluar me IKSHPK’në dhe ekspertë të këtij lëmi.

“Brenda 15 minutave do të tregojnë rezultatin e qytetarëve që do të testohen për antigjen Covid-19”, tha Gashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here