Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se asnjë bashkatdhetar nuk ka vdekur apo lënduar si pasojë e vërshimeve në Gjermani, Belgjikë, Holandë Luksemburg apo Zvicër. Këto shtete ditëve të fundit po përballen me vërshime të mëdha shiu, derisa raportohen dhjetëra të vdekur dhe disa qindra të zhdukur.
MPJ-ja shkruan se në kontakt me Ambasadën e Kosovës në Berlin dhe dy konsullata në Dyseldorf, kanë arritur t’i shpëtojnë dy raste të një familjeje dhe një personi që ishin zhdukur nga përmbytjet.
“Për të dy rastet ambasada dhe konsullata e Kosovës kanë qëndruar në kontakt me autoritetet gjermane si dhe familjarët e personave në Kosovë deri në identifikimin e tyre, dhe sigurimin që janë në gjendje të mirë shëndetësore. MPJD-ja do të informojë në vazhdimësi opinionin publik lidhur me situatën dhe zhvillimet në raport me pjesëtarët e mërgatës sonë, në të gjitha zonat e përmbytura në Evropën Perëndimore”, thuhet në komunikatë.
“MPJD-ja shpreh ngushëllime për humbjen e jetëve të njerëzve nga kjo katastrofë natyrore dhe uron shërim të shpejt për të lënduarit me shpresën se nuk do të ketë humbje të tjera jetësh”