Ministri i Mjedisit dhe Planifikimet Hapësinor Liburn Aliu ka thënë se të gjitha ndërtimet e kryera në lagjen “Lugina e Diellit” në veri të Mitrovicës, janë ilegale dhe të jashtëligjshme.
Ai pasi është pyetur nga deputeti Gani Krasniqi se cilat janë informatat dhe si do të veprojë qeveria lidhur me këto ndërtime, ka dhënë detaje për historikun e këtyre ndërtimeve duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë bashkëpunim nga autoritet e Zveçanit me nivelin qendror.
“Ne jemi të informuar për zhvillimet në veri të vendit në lagjen “Lugina e Diellit” ku po ndërtohen 300 njësi banesore. Ky projekt është i vitit 2016 dhe nga ajo çka kam parë në kuadër të ministrisë në vitin 2016 është dërguar inspektorati dhe është kërkuar një raport dhe dalje në terren në lidhje me këtë. Asokohe në drejtorin e urbanizmit në Zveçan nuk ka pas asnjë person I cili ka pranuar të jap përgjigje ndaj inspektoratit është injoruar komplet vizita e inspektoratit është kërkuar që të dorëzohet dokumentacioni në bazë të të cilit është dhënë leja ka pasur injorim të plotë nga ana e drejtorisë” ka thënë Aliu
Ndërsa për veprimet e mëtejme të qeverisë sa i përket veriut, ka thënë se kjo mbetet çështje politike të cilat duhet ta vendos kuvendi dhe qeveria si ta trajtojë.
“Zhvillimi në këtë lagje konsiderohet si ndërtim pa leje, por nuk ekziston çfarë do leje ose plani hapësinor për ndërtimin. Në tërësi është një veprim I jashtëligjshëm në kundërshtim me cilido ligj dhe I financuar nga Serbia. Ne me të gjitha departamentet tona që kanë të bëjnë me aktivitetet në veri jemi duke grumbulluar informacion duke analizuar historikun e komunikimeve që janë bërë me veri do të bëjë një raportim edhe para jush edhe para qeverisë cilat do të jenë veprimet politike për vendosjen e rendit mbetet çështje politike që do të diskutohen këto, në veri ka veprimi ilegale të jashtëligjshëm janë të financuar edhe nga Serbisë. Krimi janë prezentë në veri këtë mund ta konstatojmë të dërgojmë inspektorat por se cila do të jetë rruga mbetet çështje politike e Kosovës” është shprehur Aliu në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.