Qeveria e Kosovës ka votuar sot për masat e reja kundër-Covid-19.
Ndër masat e reja është edhe lejimi i aktivitetit të klubeve të natës deri në orën 01:00.
Këto klube sipas vendimit të MSH-së, duhet të shfrytëzojnë vetëm 50% të kapacitetit në ambiente të mbyllura, teksa 70% të kapacitetit në ambientet e hapura.
Përveç klubeve të natës, qeveria sot ka vendosur edhe për zgjatjen e orarit të dasmave deri në orën 01:00, dhe që ato të bëhen me 300 të ftuar.