Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë si i akuzuar për krime të luftës ka kërkuar që t’i mundësohet mbrojtja nga arresti shtëpiak.
Kështu shkruan në një artikull të datës 10 korrik të gazetës sllovene “Necenzurirano”.
Në këtë artikull theksohet se gazeta posedon informacion se Thaçi si vend të tretë e ka përzgjedhur Slloveninë për t`u mbrojtur.
Klankosova.tv ka pyetur në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës për të parë nëse ka pranuar ndonjë kërkesë nga mbrojtja.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se nuk ka pranuar asnjë kërkesë sa i përket mbrojtjes në një shtet të tretë të ish-presidentit Thaçi.
“Sa i përket pyetjeve tuaja lidhur me pretendimet e mediumit slloven “Necenzurirano”, ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar asnjë kërkesë për sa i përket mbrojtjes në një shtet të tretë të ish Presidentit Thaçi”.
E lidhur me këtë rast Klankosova.tv ka pyetur edhe në Ministrinë e Jashtme të Sllovenisë për të parë nëse qëndrojnë këto raportime të gazetës sllovene “Necenzurirano”.
Në një përgjigje të MPJ-së sllovene thuhet se nuk e komentojnë këtë rast.
“Ministria e Jashtme e Sllovenisë nuk i komenton këto pyetje”.
Lidhur me rastin jemi në pritje të një përgjigjeje edhe nga Zyra e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti si dhe nga Gjykata Speciale.
Por, akoma nuk ka ndonjë përgjigje nga këto dy institucione.