Home LAJME Blerja e armëve nga Turqia, Vuçiq: Ushtria jonë dhe e Prishtinës dallojnë si toka me qiellin

Blerja e armëve nga Turqia, Vuçiq: Ushtria jonë dhe e Prishtinës dallojnë si toka me qiellin

0
Blerja e armëve nga Turqia, Vuçiq: Ushtria jonë dhe e Prishtinës dallojnë si toka me qiellin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar blerjen e armëve të Kosovës nga Turqia, duke thënë se “është në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Ai ka thënë se për këtë çështje do të flasë me “miqtë turq”.

“Ushtria jonë dhe e Prishtinës janë si toka me qiellin dhe ato nuk mund të krahasohen, sepse nuk janë të njëjtat kategori”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.

Ai tha se Serbia ka marrëdhënie të mira me KFOR dhe falënderoi sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg për mesazhet e mira, duke theksuar se qëllimi është ruajtja e sigurisë dhe zhvillimit të vendit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here