Home PRIZRENI ME RAJON Nesër temperatura përvëluese në Prizren

Nesër temperatura përvëluese në Prizren

0
Nesër temperatura përvëluese në Prizren

Mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të mërkurën pritet të jetë maksimumi i temperaturave gjatë kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit. Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes.Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here