VENDI 5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, asnjë rast në Prizren TV Prizreni - July 12, 2021 0 12 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës. Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463. Në total numri i rasteve aktive është 132. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: