- Reklama -

Kadri Veseli arrin në shtëpi, s’lejohet të shkojë te vendi ku po mbahet e pamja

Kadri Veseli, nën përcjelljen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, ka ardhur në shtëpinë e tij në Bair të Mitrovicës ku është hapur e pamja për babain e tij.

Klan Kosova merr vesh se ai është lejuar që të futet brenda shtëpisë së tij, por nuk është lejuar që të shkojë te tenda ku po priten familjarët dhe të gjithë të tjerët që shkojnë për të shprehur ngushëllime për babain e tij Fazli Veselin që vdiq të mërkurën.

- Reklama -

Ish-kryetari i PDK-së dhe Kuvendit të Kosovës është liruar me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara, ku mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, që të jetë pranë familjes pas vdekjes së babait.

Klan Kosova po qëndron pranë shtëpisë së tij ku shihet një numër i madh i veturave të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës të cilët në bashkëpunim me Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta ruajnë në vazhdimësi dhe do të kujdesen për sigurinë e tij.

Masa të shtuara të sigurisë ka në gjithë lagjen ku ndodhet shtëpia e familjes Veseli, derisa pjesëtarët e Policisë së Kosovës po kujdesen që në këtë lagje të mos qarkullojnë vetura të tjera, pos atyre të banorëve të lagjes, derisa eskorta e Kadri Veselit ndodhet aty.

Në ndërkohë, familjarët dhe personat e tjerë që kanë ardhur të shprehin ngushëllime në familjen Veseli në Mitrovicë kanë thënë se ndihen mirë se kanë qëlluar aty në kohën kur Kadri Veseli ka ardhur në vizitë te familja pas vdekjes së babait të tij.

Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar që ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është lejuar që të vijë në Kosovë, por nuk kanë dhënë detaje se sa ditë do të qëndrojë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort