Home LAJME Lumir Abdixhiku takohet me Tërnaven

Lumir Abdixhiku takohet me Tërnaven

0
Lumir Abdixhiku takohet me Tërnaven

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Abdixhiku duke vlerësuar rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e falënderoi Myftiun Tërnava për punën e tyre në promovimin e kulturës fetare dhe respektin e ndërsjellë mes besimeve dhe feve të ndryshme.

Kryetari I LDK-sw theksoi se Kosova është shembull i tolerancës etnike dhe fetare dhe ky mozaik është një ndër pasuritë më të çmuara të popullit tonë. Myftiu Tërnava duke uruar Abdixhikun për marrjen e detyrës, vlerësoi rolin e LDK-së ndër vite.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë për bashkëpunim ndërmjet LDK-së dhe Bashkësisë Islame.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here