Home LAJME Prindërit e nxënësve të Poslishtit të shqetësuar: Fëmijët tanë po rrezikohen nga infektimi me virus gjatë udhëtimit për në shkollën e Billushës

Prindërit e nxënësve të Poslishtit të shqetësuar: Fëmijët tanë po rrezikohen nga infektimi me virus gjatë udhëtimit për në shkollën e Billushës

0
Prindërit e nxënësve të Poslishtit të shqetësuar: Fëmijët tanë po rrezikohen nga infektimi me virus gjatë udhëtimit për në shkollën e Billushës

Për shkak të punimeve në zgjerimin e objektit të shkollës ” Hasim Maliqaj” në fshatin Poslisht, nxënësit janë të detyruar që t’i ndjekin mësimet në shkollën ” Dëshmorët e Vërrinit” në Billushë.

Por, prindërit e nxënësve të kësaj shkolle, janë tejet të shqetësuar për mënyrën e transportit të fëmijëve të tyre, të cilët na shkruajnë se ata mund të infektohen nga virusi Covid-19 sepse grumbullohen në masë.

Sipas këtyre prindërve, rreth 80 nxënës nuk shoqërohen nga asnjë mësimdhënës apo pjesë e stafit të shkollës gjatë udhëtimit të tyre, ndërsa nxënësit shpesh nga katër veta ulen në ulëset për dy persona.

Këta prindër, kërkojnë nga organet kompetente që të marrin seriozishtë shqetësimin e tyre, që të evitohen pasojat e mundshme të infektimit të fëmijëve të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here