Home LAJME Agim Ramadani, simbol i lirisë së Kosovës, nderohet në Washington, DC, në përvjetorin e 22-të të Ditës së Çlirimit të Kosovës

Agim Ramadani, simbol i lirisë së Kosovës, nderohet në Washington, DC, në përvjetorin e 22-të të Ditës së Çlirimit të Kosovës

0
Agim Ramadani, simbol i lirisë së Kosovës, nderohet në Washington, DC, në përvjetorin e 22-të të Ditës së Çlirimit të Kosovës

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi ka njoftuar se heroi i Kosovës, Agim Ramadani është nderuar në Washington, DC, në përvjetorin e 22-të të Ditës së Çlirimit të Kosovës.“Sot më 4 korrik, në ditën e bardhë të SHBA-ve, kombit mik amerikan që na u gjetë në krah në ditët tona më të zeza, pata nderin që këtë flamur bashkë me certifikatën përcjellëse zyrtare të Kongresit Amerikan t’ia dorëzojë z. Muhamet Ajrullahu, si përfaqësues i familjes së heroit tonë Agim Ramadani!”, ka shkruar Bislimi.Njoftimi i plotë i Bislimit:

Agim Ramadani, simbol i lirisë së Kosovës, nderohet në Washington, DC, në përvjetorin e 22-të të Ditës së Çlirimit të Kosovës.Jam jashtëzakonisht i nderuar që kërkesa ime drejtuar Liderit Demokrat në Senatin e SHBA-ve, përkrahësit të kahmotshëm të kauzës sonë kombëtare dhe mikut të vjetër të ish-Kongresistit DioGuardi e znj. Cloyes DioGuardi të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Senatorit Chuck Schumer është aprovuar dhe me 12 qershor 2021, flamuri amerikan është valvitur mbi Capitol Hill në nderim të Agim Ramadanit, simbolit të lirisë shqiptare.
Sot më 4 korrik, në ditën e bardhë të SHBA-ve, kombit mik amerikan që na u gjetë në krah në ditët tona më të zeza, pata nderin që këtë flamur bashkë me certifikatën përcjellëse zyrtare të Kongresit Amerikan t’ia dorëzojë z. Muhamet Ajrullahu, si përfaqësues i familjes së heroit tonë Agim Ramadani!
Krenaria e luftës sonë të drejtë çlirimtare tanimë po institucionalizohet edhe në kupolën e demokracisë botërore!
#AgimRamadaniKATANA #UCK #USCapitolHill

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here