Home LAJME Abdixhiku: Mirënjohje delegatëve të Kuvendit të 2 korrikut për guximin në atë kohë

Abdixhiku: Mirënjohje delegatëve të Kuvendit të 2 korrikut për guximin në atë kohë

0
Abdixhiku: Mirënjohje delegatëve të Kuvendit të 2 korrikut për guximin në atë kohë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se 2 korriku është njëra ndër ngjarjet përcaktuese dhe qartësisht orientuese që i paraprinte idesë fillimisht të trajtimit të barabartë të Kosovës si pjesë e federatës së RFJ-së, dhe më vonë edhe si platformë për krijimin e shtetit të pavarur dhe demokratik.

Me rastin shënimit të 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, përmes një mesazhi, Abdixhiku tha se sot, tri dekada nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Kosova është shtet i pavarur dhe ndonëse me probleme dhe sfida të shumta, prandaj ne nuk guxojmë asessi ta lejojmë zbehjen e këtij projekti për të cilin u flijuan gjenerata të tëra.“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është njëra ndër ngjaret përcaktuese dhe qartësisht orientuese që i paraprinte idesë fillimisht të trajtimit të barabartë të Kosovës si pjesë e federatës së RFJ-së, dhe më vonë edhe si platformë për krijimin e shtetit të pavarur dhe demokratik.

Deklarata e miratuar nga delegatët e asaj kohe ishte edhe sot e kësaj dite mbetet si njëra ndër momentumet më të rëndësishme të artikulimit të vullnetit politik të një populli të shqypur dhe të diskriminuar ndër dekada.Sot, tri dekada nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Kosova është shtet i pavarur dhe ndonëse me probleme dhe sfida të shumta, prandaj ne nuk guxojmë asessi ta lejojmë zbehjen e këtij projekti për të cilin u flijuan gjenerata të tëra.Në këtë ditë të rëndësishme, u shprehim mirënjohjen tonë delegatëve të Kuvendit të 2 Korrikut, për guximin në atë kohë me kushte shumë të rënda, që ta artikulojnë vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi dhe t’i hapin rrugën Kosovës drejt shtetformimit”, ka thënë i pari i LDK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here