Një shqiptar e ka kërcënuar ish-emisarin special të SHBA’së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi ky i fundit ua uroi serbëve Vidovdanin në Betejën e Kosovës, ku luftuan popujt e Ballkanit Kundër Perandorisë Osmane.
Një shqiptar i ka shkruar Grenellit përmes rrjeteve siciale duke i thënë se ‘nëse vjen në Shqipëri, ne do ta prejmë kokën’.
“Nëse vjen në Shqipëri ne do ta prejmë kokën, ne jemi duke të pritur ty, ne nuk harrojmë, mbaje në mend”, i kishte shkruar shqiptari, Bekim Xhika.
Këtë kërcënim e postoi vetë Grenell në rrjetin social ‘Instagram’, duke thënë se ‘ky kërcënim nuk e reflekton popullin shqiptar.
“Ky kërcënim nuk e reflekton popullin shqiptar. Ai duhet të raportohet në polici”, shkroi Grenell.
Ky kërcënim erdhi pasi dje Grenell ka uruar serbët për Vidovanin duke thënë se sot përkujtohen martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari.
“Sot ne ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, shkroi ai.