Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka mohuar se do të jetë kandidate për kryetare të këtij subjekti, zgjedhjet e brendshme të së cilit, mbahen të shtunën e 3 korrikut.
Se ajo mund të jetë potencialisht kandidate për kryetare të PDK-së, pati kureshtje pasi Musliu u pa shpesh në raste të ketë publikuar fotografi të ndryshme ku përmendej kandidatura për marrjen e timonit për drejtimin e PDK-së.
”Nuk kam pasur tendencë që ta bëjë kureshtarë dikënd. Kam pasur shumë thirrje telefonike edhe nga mediat”.
”Unë siç e keni pa jam prezantuar në një kryesi pune. Është grupi punues që është caktuar për organizimin e Konventës. Me automatizëm kjo lë të kuptohet se kandidatët e mundshëm nuk kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij grupi punues”.
”Për ju dhe qytetarët, e në veçanti për anëtarët e PDK-së, ju bëjë me dije se unë nuk do të jem kandidate për kryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, të paktën jo kësaj radhe”.