Ish i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, përmes një postimi në Twitter i ka lartësuar “heronjtë” e betejës së Vidovdanit.
“Sot nderojmë heronjtë Vidovdan. Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë”, ka shkruar ai.
Sot në Gazimestan serbët kanë festuar festën e Vidovdanit.