Home LAJME Velipojë: Konflikti për shezlongjet, flet babai i dy djemve të vrarë

Velipojë: Konflikti për shezlongjet, flet babai i dy djemve të vrarë

0
Velipojë: Konflikti për shezlongjet, flet babai i dy djemve të vrarë

Pjetër Gocaj, babi i Xhovani Gocajt dhe Edmond Gocjat, dy vëllezërit që mbetën të vrarë pas përplasjes me armë në mesnatë në Velipojë, thotë se “i është fikur dera e shtëpisë”.

Gocaj thotë vitin e kaluar i kanë pasur ato shezlongët dhe këtë vit po prisnin që të bëhej ndarja. Ai tregon se i vranë djemtë në derë të shtëpisë. Djali i madh jetonte në Angli dhe kishte ardhur për të investuar.

Më tej ai tregoi se edhe djalin e dytë e kanë qëlluar më pas për vdekje, ndërkohë që shton se nuk ishte i pranishëm në vendngjarje. Ai thotë më tej se ato përderisa kanë shkuar me armë nuk kanë shkuar për të sqaruar muhabetin.

“Kjo që ka ndodhur mos i ndodht me kujt. Mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj që mos ti ndodh askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di që për shezlongjet. Më kanë vrarë tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë. Çfarë më duhet jeta më? Vitin e kaluar i kam pasur unë shezlongjet. Këtë vit ia kanë dhënë atij.

Ne kemi pritur që të ndahen shezlongjet, sepse kanë qenë pa u ndarë ende. Ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi. Uroj mos ti ndodh më kujt se peshën e rëndë të kësaj ngjarje e kam unë mbi supe. Asgje nuk dimë. Ne i kemi vendosur shezlongjet përpara se të bëhej ndarja nga shteti.

Ishim në pritje kur të vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kanë ata. Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin, që ishte me dokumenta angleze, i cili ka ardhur për të investuar dhe punuar.

Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër. Djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu, por nuk kanë ardhur për të folur, përderisa kanë ardhur me armë tek dera e shtëpise. Uroj mos ti ndodh më askujt”, deklaron ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here