Home LAJME ATK do t’ia heqë ndëshkimet tatimpaguesve, por ka një kusht

ATK do t’ia heqë ndëshkimet tatimpaguesve, por ka një kusht

0
ATK do t’ia heqë ndëshkimet tatimpaguesve, por ka një kusht

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të gjithë tatimpaguesit e bizneseve që kanë ende obligime tatimore kanë afat që ta bëjnë këtë deri më 30 qershor.

ATK thotë se bazë të vendimit të Qeverisë për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në kohë të pandemisë hiqen ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit të cilët kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit.

Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, mund të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve, me kusht që të njëjtit, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit deri më 30 qershor 2021.

Pra, heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit, nëse:

• Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit;

• Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste;

• Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin.

“Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 30 qershor 2021, do të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve. Heqja e ndëshkimeve për tatimpaguesit të cilët paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, do të bëhet në mënyrë automatike nga ATK, pra tatimpaguesi nuk obligohet të aplikoj për heqje të ndëshkimeve”, thuhet në komunikatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here