Home SPORT Zyrtare: Milot Rashica transferohet në Premierligë

Zyrtare: Milot Rashica transferohet në Premierligë

0
Zyrtare: Milot Rashica transferohet në Premierligë

Milot Rashica është transferuar te skuadra e promovuar në Premier League të Anglisë, Norwich City. Lajmi është konfirmuar nga të dyja skuadrat.

Ylli i Kosovës me Norwich Cityn ka firmosur kontratë katërvjeçare. Nuk është bërë e ditur shuma e dëmshpërblimit.

“Jam shumë i lumtur që do të luajë në prani të tifozëve të Norwichit dhe në Premier League. Sigurisht do të jap më të mirën në çdo ndeshje për këtë klub të futbollit dhe shpresoj t’i gëzojë tifozët me shumë gola e asistime. Mezi po pres të fillojë”, ka thënë Rashica. “Di disa gjëra për këtë klub, veçanërisht stilin e lojës nën drejtimin e trajnerit Daniel Farke. Do të vazhdojë të mësojë dhe të zhvillohem si lojtar dhe person. Mendoj se stili i lojës këtu më përshtatet shumë mirë”.
Rashica te Werder Bremeni kishte luajtur në elitën gjermane për tri vjet e gjysmë. Shënoi 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat.

“Kam shikuar shumë ndeshje të Norwichit në Premier League. Gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj në Premier League dhe jam i lumtur që Norwichi më ka dhënë këtë mundësi. Kam luajtur disa ndeshje në Angli më herët”, tha Rashica.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here