Home VENDI QKMF e Prizrenit, ka muaj që realizon një analizë të rëndësishme për sëmundjet e zemrës (Troponina)

QKMF e Prizrenit, ka muaj që realizon një analizë të rëndësishme për sëmundjet e zemrës (Troponina)

0
QKMF e Prizrenit, ka muaj që realizon një analizë të rëndësishme për sëmundjet e zemrës (Troponina)

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se në Laboratorin e QKMF-së, që nga 19 marsi 2021 ka filluar të realizoj një analizë shumë të rëndësishme për sëmundejet e zemrës siç është ajo e T R O P O N I N ËS.

” Troponina është një proteinë e cila shërben për të diagnostifikuar ose konfirmuar dyshimin në infarktin e zemrës dhe nivelet e saja të larta që lidhen me një rrezik të lartë të ngjarjeve kardiovaskulare, raporton TV Prizreni.

Postimi i plotë:

Laboratori i QKMF-së, ka muaj që e realizon një analizë me rëndësi për sëmundejet e zemrës siç është T R O P O N I N A.
Troponina është një proteinë e cila shërben për të diagnostifikuar ose konfirmuar dyshimin në infarktin e zemrës dhe nivelet e saja të larta lidhen me një rrezik të lartë të ngjarjeve kardiovaskulare. Vlerat e saja rriten në gjak 4-8 orë pas një dëmtimi kardiak dhe arrijnë kulmin në ditën e parë dhe të dytë dhe pastaj ngelin në nivele të larta deri në 10-14 ditë. Një lehtësim i madhë për pacientët dhe klinicistët, thuhet në njoftim./www.tvprizreni.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here