LAJME VENDI 2 raste të reja me Covid19 në Kosovë, asnjë në Prizren TV Prizreni - June 21, 2021 0 21 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës. Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.328 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241. Në total numri i rasteve aktive është 162. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: