A do të shndërrohet Durrësi në Dubain e Europës? Për kryeministrin Edi Rama punët po shkojnë në drejtimin e duhur. Sot, kreu i qeverisë ka njoftuar se Emaar Group me qendër në Dubai ka miratuar maketin e projektit.
Sipas Ramës, Porti i Durrësit do të jetë një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut.
MIRËMËNGJES 😊
dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë🙏
