Mërgimtarët ia kanë mësyrë të vijnë me të madhe në Kosovë.
Këtë e dëshmojnë më së miri pamjet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” që u bënë në pasditën e sotme.
Në video shihet se një numër i madh i kosovarëve para dyerve të aeroportit duke i pritur të dashurit e tyre nga mërgimi.
Diaspora çdoherë pushimet verore i kalon në vendlindjen e tyre, në Kosovë.
Rrugët e Kosovës, sidomos në sezonën e verës, janë të mbushura me mërgimtarë, të cilët janë më se të mirëseardhur.
Kujtojmë se vitin e kaluar për shkak të pandemisë një numër i madh i mërgimtarëve u detyruan t’i anulojnë pushimet për në Kosovë.