Mediat nga Shqipëria shkruajnë se është arrestuar një 21-vjeçar për sasinë e madhe të parave që u gjeten në një furgon që vinte në Portin e Durrësit nga Italia, përcjell albinfo.ch.
Në pranga ka përfunduar i riu me inicialet E. H.
Thuhet se atij ju gjetën 86 mijë e 700 paund të fshehur brenda një televizori, në një furgon që vinte nga Italia me traget.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë, brenda televizorit ishin sistemuar 16 pako me paund. /Albinfo.ch