Home LAJME U angazhuan gjatë pandemisë, nesër u skadon kontrata inspektorëve

U angazhuan gjatë pandemisë, nesër u skadon kontrata inspektorëve

0
U angazhuan gjatë pandemisë, nesër u skadon kontrata inspektorëve

Një numër i konsiderueshëm i inspektorëve janë angazhuar që nga viti i kaluar kur edhe shpërtheu pandemia Covid-19, për të vëzhguar e parë nga afër se sa lokalet e objektet e ndryshme afariste po përfillnin masat që ishin marrë nga qeveria.

Ndërsa siç mëson IndeksOnline, të gjithë këtyre që kanë pasur kontratë për shkak të pandemisë që nga dita e nesërme do tu shkëputet kontrata.

Ndryshe në vend tashmë që nga fundi i majit janë lehtësuar masat kundër Covid-19, e krahas kësaj edhe numri i të infektuarve e raste të paraqitura me Covid-19, vazhdimisht është i ulët.

Jo vetëm Kosova por edhe shtetet e tjera të botës kanë filluar lehtësimin e masave, për shkak se virusi korona, duket se është ‘qetësuar’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here