Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave për kosovarët.
“Por, përkushtimi ynë ndaj integrimeve duhet të njihet nga Bashkimi Evropian. Siç po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave për qytetarët e vendit tonë, por edhe për integrim më të shpejtë të të gjitha vendeve të rajonit në BE”.
Këtë deklaratë Osmani e bëri në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), thuhet sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes.