Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren është duke përgaditur zyrtarë të rinjë të njësisë së biciklistave.
Kjo njësi hyn në kuadrin e njësive të specializuara për patrullim në lagje dhe qytetin e Prizrenit. Njësia e biciklistave do të kryej patrullime dhe do të monitorojë rrjedhën e trafikut në Prizren, të kontrollojë sheshe, largon automjetet e parkuara në mënyre ilegale etj.
Prizreni karakterizohet me rrugë të ngushta, andaj ky njësit me bicikleta do të ofrojë shërbime qytetarëve në mënyrë më të shpejtë dhe përveq kryerjes së detyrave policore ky njësit është edhe një imazh i policisë që ngritë vlerat bazuar në profesionalizmin dhe punën e treguar.
Përveq njësive patrulluese me automjete, njësitë e motoqikletave, tani do të kemi edhe njësine e biciklistave e cila do të veprojë në Prizren, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Policisë në Prizren.