Në sallën “1 Tetori”, ka vazhduar edhe gjatë së enjtes vaksinimi masiv i popullatës.Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi gjatë konferencës për medie tha se janë vaksinuar mbi 360 persona veç në këtë qendër.
Sipas tij, vaksinimi është duke shkuar me rregull, ani pse ka filluar tashmë vaksinimi masiv i popullatës.
Ai ka sqaruar se në nivel vendi janë vaksinuar mbi 122 mijë persona.
“Procesi i vaksinimit këtu por edhe në nivel vendi është duke shkuar në rregull. Deri në këto momente kemi mbi 350 të vaksinuar”.“…nëse flasim në nivel vendi për ditën e sotme e kemi mbi 3 650 vaksina të cilat janë dhënë për qytetarët, ndërsa në total kemi mbi 122 mijë vaksina”, tha Bardhi.
Ai tutje tha se janë duke u aplikuar të dyja vaksinat paralelisht.