Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Artan Sejrani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.06.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 14.07.2021, ndaj të pandehurve;
N.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale; fajdeja, detyrimi dhe dhënia e ryshfetit, dhe në bashkëkryerje me të pandehurën A.K., veprën penale Mashtrimi,
I.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar, dhe marrja e ryshfetit,
K.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar,
A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me të pandehurin N.K., ka kryer veprën penale: Mashtrimi.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve N.K., I.F., B.G. dhe A.K., kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtari i procedurës, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e veprave penale e cila është në ngarkim të të pandehurve dhe pasojave të veçanta, dhe për shkak të dënimeve të larta që parashihen për këto vepra penale nëse të pandehurit shpallen fajtor, e këto rrethana shtojnë dyshimin se të pandehurit mund ti shmangen përgjegjësisë penale, me çka do të pamundësohej zhvillimi i rregullt i procedurës hetimore.
Nga të lartcekurat, Gjyqtari i procedurës ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, lidhshmërinë që kanë të pandehurit në mes vete, dhe peshën e rëndë të veprave penale.
Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.