Në raportin 24 orësh të Policisë është raportuar një rast i vdekjes në Suharekë.
Një foshje e gjinisë mashkullore është dërguar në Qendrën Emergjente në Suharekë ku është kontstatuar vdekja e tij.
“Fsh. Duhël, Suharekë 15.06.2021 – 08:30. Raportohet se nga familjaret ne Qendrën Emergjente ne Suharekë është sjellë një foshnjë mashkull kosovar, i cili pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion” thuhet në njoftim.