Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj e ka pranuar edhe një donacion për mbrojtje nga COVID-19 nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë.
Zemaj, përmes një postimi në Facebook, e ka falënderuar Hungarinë për këtë donacion, duke shtuar se që nga fillimi i pandemisë ky shtet e ka ndihmuar vazhdimisht Kosovën.
“Kosova pranon ndihmat nga shteti mik në luftën kundër COVID-19. Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadori i Hungarisë, z. Jozsef Bencze, maska dhe rroba mbrojtëse. Hungaria gjatë pandemisë ka sjell ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues”.
Ai ka shtuar se “shtetet mike, janë vlera e Republikës së Kosovës, ndihma në kohë të vështirë, miqësia dhe besimi ndërshtetëror e forcojnë këtë vlerë”.