Republika e Kosovës prej datës 13 qershor nuk është më pjesë e listës me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19 në Gjermani, prandaj shumë bashkatdhetarë janë nisur për pushime në vendlindje.
Ambasada Gjermane në Prishtinë ka publikuar informatat më të fundit në lidhje me udhëtimet drejt këtij shteti.
Personat që shkojnë në Gjermani përmes rrugëve ajrore duhet të paraqesin një test me rezultat negativ për koronavirus, dëshminë e vaksinimit të plotë ose dëshmi se janë shëruar nga COVID-19, kurse në rast të udhëtimit përmes transportit rrugor (veturë, ose autobus) aktualisht nuk është e nevojshme paraqitja e këtyre dokumenteve për të udhëtuar drejt Gjermanisë.
“Për të gjithë personat që mund të udhëtojnë nga Kosova drejt Gjermanisë do të thotë për personat me nënshtetësi gjermane dhe ata me një nënshtetësi tjetër të BE-së (+ Norvegjisë, Islandës, Lihtenshtajnit, Zvicrës) dhe personat me një leje qëndrimi të vlefshëm (jo vizë!) në njërin nga këto shtete dhe për persona për të cilët vlejnë përjashtimet nga kufizimet e udhëtimit të kushtëzuara nga pandemia. Udhëtimi hyrës përmes rrugëve ajrore (me aeroplan) parimisht është i lejuar vetëm me një test të vlefshëm negativ, ose me një dëshmi mbi vaksinimin e plotë, ose dëshmi mbi shërimin nga infektimi me COVID-19. Në rast të udhëtimit përmes transportit rrugor (veturë, ose autobus) aktualisht nuk është e nevojshme paraqitja e këtyre dokumenteve për të udhëtuar drejt Gjermanisë. Plotësimi dhe dërgimi i një regjistrimit digjital të udhëtimit nuk është i nevojshëm, përderisa Kosova nuk është më e kategorizuar si rajon me rrezikshmëri dhe ju në 10 ditët e fundit para udhëtimit hyrës nuk keni qëndruar në një rajon tjetër, i cili është i kategorizuar si rajon me rrezikshmëri. Nëse në 10 ditët e fundit para udhëtimit hyrës nuk keni qëndruar në një vend, që është i kategorizuar si rajon me rrezikshmëri, atëherë nuk vlen detyrimi i përgjithshëm për izolim pas udhëtimit hyrës”, thuhet në njoftimin e kësaj Ambasade.
Më tej thuhet se të vaksinuarit dhe të shëruarit nga COVID-19 janë të liruar nga paraqitja e një rezultati negativ të testimit, vetëm nëse nuk shfaqin simptoma të virusit, ndërsa për të tjerët është e nevojshme dëshmia.
“Gjatë udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë për të gjithë udhëtarët, pavarësisht nënshtetësisë (pra edhe nënshtetasit gjermanë) vlen: Udhëtarët nga mosha gjashtëvjeçare gjatë udhëtimit hyrës drejt Gjermanisë duhet të paraqesin dëshmitë në vijim: Në rast të një qëndrimi paraprak në 10 ditët e fundit në një rajon me variante të virusit: rezultat negativ i testimit për COVID-19. Dëshmia është e nevojshme para udhëtimit dhe duhet eventualisht të paraqitet edhe para kompanive ajrore para fillimit të udhëtimit. Në rast të një qëndrimi paraprak në 10 ditët e fundit në një rajon me incidencë të lartë: rezultat negativ i testimit për COVID-19, ose dëshmi për vaksinim të plotë kundër COVID-19, ose dëshmi mbi shërimin pas një infektimi. Dëshmia është e nevojshme para udhëtimit dhe duhet eventualisht të paraqitet edhe para kompanive ajrore para fillimit të udhëtimit. Ekzistojnë përjashtime veçanërisht për personat, të cilët kanë udhëtuar transit dhe nuk janë ndalur për qëndrim në një rajon me incidencë të lartë, si dhe për udhëtim transit përmes Gjermanisë duke e ndjekur rrugën më të shpejtë. Në rast të udhëtimeve hyrëse me aeroplan pa qëndrime paraprake në rajone me incidencë të lartë ose rajone me variante të virusit: rezultat negativ i testimit për COVID-19, ose dëshmi për vaksinim të plotë kundër COVID-19, ose dëshmi mbi shërimin pas një infektimi. Dëshmia është e nevojshme para udhëtimit dhe duhet eventualisht të paraqitet edhe para kompanive ajrore para fillimit të udhëtimit. Në rast të udhëtimit përmes rrugëve tokësore dhe ujore (p.sh. me veturë, autobus ose anije) pas një qëndrimi paraprak në 10 ditët e fundit në një rajon me rrezikshmëri (pra as rajon me variante të virusit, as rajon me incidencë të lartë): rezultat negativ i testimit për COVID-19, ose dëshmi për vaksinim të plotë kundër COVID-19, ose dëshmi mbi shërimin pas një infektimi. Dëshmia duhet të paraqitet më së voni 48 orë pas udhëtimit hyrës”, bën të ditur Ambasada.
Ndërkaq, theksohet se të vaksinuarit dhe të shëruarit janë të liruar nga paraqitja e një rezultati negativ të testimit, vetëm nëse nuk shfaqin simptoma të virusit.
“Vlejnë përjashtime për personat, të cilët kanë udhëtuar transit nga një rajon me rrezikshmëri dhe nuk janë ndalur për qëndrim aty, ose për personat që thjesht udhëtojnë transit përmes Gjermanisë dhe e lëshojnë shtetin duke ndjekur rrugën më të shpejtë. Dëshmitë duhet të paraqiten më së voni 10 ditë pas udhëtimit hyrës pas kërkesës së autoriteteve përgjegjëse. Informata më të hollësishme lidhur me detyrimet për testim dhe dëshmim gjeni në uebfaqen e Ministrisë Federale të Shëndetësisë”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj Ambasade.
Të gjithë ata që do të testohen duhet ta kryejnë testin 72 orë para udhëtimit, ndërsa në rast se kanë qëndruar në një rajon me variante të virusit, testi duhet të jetë bërë më së shumti 24 orë para udhëtimit hyrës.
“Të shëruar konsiderohen të gjithë personat, të cilët i kam marrë të gjitha dozat e nevojshme të njërës nga vaksinat kundër virusit COVID-19, të përmendura në uebfaqen e institutit ‘Paul-Ehrlich’ (aktualisht: BionTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria secila nga dy doza, Johnson & Johnson një dozë). Që nga marrja e dozës së fundit duhet të kenë kaluar së paku 14 ditë. Përveç kësaj të vaksinuarit nuk duhet të shfaqin simptoma tipike të virusit COVID-19. Për të shëruarit: Rezultat pozitiv të testimit, i cili është bërë më së paku 28 ditë, por më së largu para 6 muajve (rezultatet pozitive të testeve antigjen, ose të antitrupave nuk mjaftojnë!). Dëshmia e testimit duhet të paraqitet në formë të letrës (origjinal), ose në formë digjitale të kontrollueshme (një fotografi digjitale e një dëshmie të vaksinimit nuk mjafton!) dhe të jetë në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane ose spanjolle”, thekson Ambasada përmes këtij njoftimi.