Albin Kurti në përvjetorin e 16 të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur se bashkimi kombëtar mbetet pjesë e programit të tyre.
“Edhe në programin e VV-së bashkimi kombëtar, që është më shumë se bashkim me Shqipërinë shihet si intencë historike që nuk e përzgjedhim ne por ajo neve. Aq e thellë është sa që nuk mund të thuhet se përzgjedhet si një produkt”, është shprehur Kurti.
“Alternativa jonë qeverisëse është po ajo dhe synimet tona vazhdojnë të mbesin të njëjta. Ne përdorim gjithnjë e me shumë mënyra për ta realizuar qëllimin – të bëjmë hapa drejt afrimit dhe integrimit me Shqipërinë dhe t’i ndihmojmë shqiptarët që të faktorizohen në Ballkan”.