Home LAJME Konfirmohet aktakuza ndaj ish-ministrit Baliq për sulm seksual

Konfirmohet aktakuza ndaj ish-ministrit Baliq për sulm seksual

0
Konfirmohet aktakuza ndaj ish-ministrit Baliq për sulm seksual

Gjykata Themelore në Pejë e ka konfirmuar aktakuzën e ngritur për sulm seksual, ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq.

Vendimin për refuzimin e kërkesës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave e ka marrë gjykatësi i rastit, Shaqë Curri.

Lidhur me këtë vendim, bëhet e ditur se mbrojtësja e të akuzuarit, avokatja Aurora Mulhaxha ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, Baliq është deklaruar i pafajshëm për akuzën që i vihet në barrë, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 6 tetor të këtij viti./betimi për drejtësi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here