Një nuse me veshje tipike shqiptare, dhe dhëndri me uniformë ushtarake (FOTO)
Leonora Brajshori është pjesëtare e Ushtrisë në Britaninë e Madhe, transmeton albinfo.ch.
Ajo është martuar me britanikun Ethan Clift nga Newcastle, i cili po ashtu është pjesë e Ushtrisë.
Dasma e tyre, e cila u zhvillua pak ditë më parë, u bë me tradita shqiptare dhe britanike.
E veçanta e kësaj dasme ishte veshja e tyre, ku Leonora shihet me veshje tradicionale shqiptare, ndërkohë Ethan me ato angleze. Kjo veshje mori vëmendjen dhe po komentohet shumë edhe në mediat e huaja.
Kujtojmë se Leonora Brajshori e ka përfaqësuar Anglinë edhe në Lojërat Olimpike në peshëngritje.