80 krerë gjedhë (lopë e viça), janë konfiskuar sot në një fshat të Ferizajt, me urdhër të Prokrurorit.
Deri kjo erdhi pasi Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, grumbulloi disa informacione, se në fshatin Gërlicë janë një numër i konsiderueshëm i kafshëve të cilat dyshohen se janë të kontranbanduara.
Në lidhje më këtë, Policia e rajonit të Ferizajt bën të ditur se janë njoftuar të gjitha organet kompetente: Prokuroria Themelore e Ferizajt, Policia Kufitare, Dogana e Kosovës dhe AUV .
Ky aksion i përbashkët i policisë po vazhdon akoma.