Përfaqësuesja e Kosovës ka kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Milot Rashica.
Në minutën e 18-të pas një aksioni të bukur Lirim Kastrati asistoi te Rashica që nga afërsia shënoi për 1:0.
Goli i fundit i Rashicës me Kosovën ka qenë më 10 qershor të vitit 2019-të. Kishte realizuar gol kundër Bullgarisë në fitoren 3:2 si mysafir. Në atë duel, që ishte i rëndësishëm për kualifikime të Kampionatit Evropian 2020 që nis javën tjetër, Rashica kishte dhënë edhe një asistim.