Grupi Parlamentar i LDK-së ka propozuar që pas marrjes së opinionit të IKSHP-së, nga e hëna mësimi në shkolla të kthehet me orar të plotë dhe të rregullt, shkruan Gazeta Blic.Nga LDK-ja është kërkuar gjithashtu që të përgatitet plani për organizimin e orëve mësimore shtesë gjatë verës, si dhe deri me 1 shtator të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit.Postimi i plotë:
Grupi Parlamentar i LDK-së, në debatin në Kuvend lidhur me arsimin gjatë pandemisë, propozon që:1. Pas marrjes së opinionit të IKSHP-së, nga e hëna mësimi në shkolla të kthehet me orar të plotë dhe të rregullt.2. Të përgatitet plani për organizimin e orëve mësimore shtesë gjatë verës, bazuar në një plan për mësim intenziv të natyrës së shkollave verore, që duhet të koncentrohet në lëndët kryesore.
3. Deri më 1 shtator të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit, në të gjitha nivelet duke përfshirë institucionet publike dhe private, në mënyrë që të të jemi të përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.