Home VENDI Me sandviç në dorë, Hoti e Selmanaj vizitojnë baret e Prishtinës

Me sandviç në dorë, Hoti e Selmanaj vizitojnë baret e Prishtinës

0
Me sandviç në dorë, Hoti e Selmanaj vizitojnë baret e Prishtinës

Kryeministri i Kosovës ka postuar disa fotografi nga një prej bareve të Prishtinës.

Ai thotë se ky vend është shembull i respektimit të masave anti-Covid.

Hoti u bëri thirrje gastronomëve që t’i respektojnë në përpikmëri masat.

Në fotografi shihej zëvendësi i tij, Driton Selmanaj me një sandviç në dorë.

Deklarata e Selmanajt se kryeministri merr sandviça me vete në punë dhe se i thotë atij “a po do pak?” u bë virale në Kosovë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot e vizituam një prej bareve të Prishtinës, që është shembull i respektimit të masave kundër #COVID19. Nga sot, kemi filluar të goditemi edhe më shumë nga vala e dytë e pandemisë dhe gastronomia mbetet një prej sektorëve që kërkon shumë më shumë vëmendje, sidomos për shkak të ndikimit që ka në ekonominë e vendit.

Prandaj, ju bëjë thirrje të gjithë gastronomëve që t’i respektojnë në përpikmëri masat, sepse një mbyllje tjetër për gastronominë do të linte pasoja shumë të mëdha në ekonominë e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here