Nga sot në Kosovë ka filluar vaksinimi i profesionistëve shëndetësor me dozën e dytë të vaksinës AstraZenenca.
Tashmë në sallën “1 Tetori” veçse ka nisur ky proces.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress menaxheri i kësaj qendre të vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi.
“Tashmë procesi i vaksinimit me dozë të dytë për profesionistët shëndetësor ka nisur”, tha ai.
Vaksinimi i profesionistëve shëndetësor që sot po imunizohen edhe me dozën e dytë të vaksinës, më 29 mars 2021 kishin marrë dozën e parë dozën e parë.
Ndërsa, aktualisht në Kosovë është duke vazhduar imunizimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeçare. Ndërsa, javën që shkoi Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë prodhuese Pfizer për blerjen e 1.2 milionë dozave të vaksinave anti-COVID.
Kosova aktualisht është duke vazhduar të vaksinoj qytetarët me dozat donacione të dhuruara nga COVAX dhe BE-ja për imunizim.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar që nga 15 qershori do të nis vaksinimi masiv i qytetarëve të Kosovës.