Një drejtor i një shkolle në Suharekë është arrestuar e pastaj është liruar pasi ka sulmuar fizikisht një të mitur.
Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur të martën.
Sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.