Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë Kurti.
Ajo tha se Departamenti për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale, pas rishikimit të buxhetit për këtë vit do t’i shtohen edhe katër prokurorë special, gjashtë bashkëpunëtorë dhe dy përkthyes.
“Këto mjete do të barten nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në Këshillin Prokurorial të Kosovës.#shtetiisëdrejtës”, shtoi ajo.
Këshilli Prokurorial i Kosovës kohë më parë ka deklaruar se aktualisht në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë vetëm katër prokurorë, të cilët janë duke punuar në trajtimin dhe hetimin e rasteve të krimeve të luftës.
Në kuadër të Prokurorisë Speciale është departamenti i veçantë i cili merret me krimet e luftës.
Ata kanë shtuar se ky këshill ka bërë shpalljen e brendshme për avancimin edhe të dy prokurorëve në këtë prokurori.