Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19 nuk ka asnjë person të vdekur ndërsa, janë regjistruar edhe 19 raste të reja.
Numri total i rasteve pozitive është 107,429 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,241 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,143 raste.
.