Home SPORT Kundërshtari i sotëm i Kosovës nuk e ka regjistruar asnjë fitore që 15 vjet

Kundërshtari i sotëm i Kosovës nuk e ka regjistruar asnjë fitore që 15 vjet

0
Kundërshtari i sotëm i Kosovës nuk e ka regjistruar asnjë fitore që 15 vjet

Pas gati tre muajsh, djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës do të zbarkojnë sot në fushën e gjelbër.

“Dardanët” do ta zhvillojnë një miqësore kontrolluese me San Marinon në pasditën e sotme, shkruan FrontOnline.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.

Se San Marino është kundërshtar i dobët për Kosovën, e tregojnë edhe statistikat e kësaj kombëtareje.

Fitoren e fundit, San Marino e arriti më 28 prill të vitit 2004 kundër Lihtenshtajnit me rezultat minimal, 1:0.

Madje, kjo ishte fitorja e parë në histori për San Marinon.

Ndërkaq, humbjen më të thellë e përjetoi në vitin 2006 kundër Gjermanisë 13:0./FrontOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here